De Biasi – Mavraj, zero probleme (Foto)

Gianni de Biasi e ka vëzhguar mërgim Mavrajn nga afër në ndeshjen mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusenit

 

Pas ndeshjes mes Hambreugut dhe Bayer Leverkusenit (1:0), Gianni de Biasi ka takuar nga afër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavrajn. Italiani ka bërë të ditur nga Gjermania se nuk ka asnjë telashe me mbrojtësin shtatlartë.

Në ditët e fundit është përfolur se mbrojtësi dhe italiani kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre për shkak të shiritit të kapitenit. Por, këto janë mohuar nga italiani, shkruan Express.

“Përkundër çdo lloj thashethemeve, do te thosha që mes trajnerit të Kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shume i përfshire me Kombëtaren dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”, ka deklaruar De Biasi për faqen zyrtare të FSHF-së.

“Kjo ishte një vizite e njëjtë siç bëra edhe me Berishën, apo siç do të jetë të shtunën në Bazel ku do të ndjek Taulant Xhaknn e Armando Sadikun. Për te vijuar në ditët në vijim me lojtarët e tjerë. Një xhiro normale për të parë çunat dhe për të ndjerë afërsinë mes njëri-tjetrit”, përfundoi De Biasi. /Express/