De Biasi: Shqipëria – Spanja, dallimi është sikurse lufta me gurë dhe kallashnikov

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 09:38

Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive madrilene, AS, para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës
E përditshmja sportive madrilene, AS, e përshkruan Gianni de Biasin si trajner të mrekullive, pasi arriti ta kualifikoj Shqipërinë në Euro 2016.

Trajneri italian e vlerëson lartë ekipi spanjoll, edhe pse dështoi në kampionatin Evropian ‘ Franca 2016’.

Madje, sipas De Biasit dallimi mes Shqipërisë dhe Spanjës është sikurse largësia e tokës me hënën, përcjell Express.

“Ne presim që Spanjatë ketë të njëjtën performancë të mirë, por ne gjithashtu besojmë se Euro është kaluar. Ne duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. E megjithatë, dallimi në mes nesh dhe Spanjës është si do nga toka me hënën ose si një luftë me gurë dhe kallashnikov”, ka deklaruar De Biasi.

Ish trajneri i Torinos, Udinese, Brescias, e Modenas mendon se Shqipëria ka shumë pak gjasa për kualifikim në Botërorin ‘Rusia 2018’, përcjell Express.

“Për ne është e vështirë për të bërë histori që kemi bërë. Grupi është shumë i vështirë. Gjëja më e rëndësishme është që të luajmë kundër Lihtenshtajni, Izraeli dhe Maqedonia”, ka theksuar ai.

“Në lojërat ndaj Spanjës dhe Italisë ne nuk kemi asgjë për të humbur. Unë do të them se 40 për qind  e shanseve për kualifikim janë për Spanjën dhe 40 të tjera për Italinë. Kurse, 10 për qindëshi i mbetur mbetet mes katër ekipeve të tjera”, ka deklaruar italiani.