Deçan: Vdes një person në mes të rrugës duke punuar

Një mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në rrugë teksa punonte në Deçan.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se është në hetim të rrethanave të vdekjes, shkruan gazetametro.net.

Siç mësohet, vdekja e personit ishte konstatuar nga ekipi mjekësor pasi ishte dërguar në Spital.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke punuar, papritmas ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në rrugë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete”, thonë Policia.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme