Deda: Faji ynë, i politikanëve, që qytetarët s’u besojnë institucioneve vendore

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, tha se debati parlamentar për vdekjen e Astrit Deharit nuk mund të përfundojë në ajër, por me një vendim të prerë.

“Nëse i shkojmë faktet, janë këto: i kemi dy raporte, një vendor dhe një ndërkombëtar. Të dy japin vendime të ndryshme. Siç jemi mësuar në Kosovë, institucioneve vendore nuk u besohet. Kjo është për fajin tonë, të politikanëve, që qytetarët të mos u besojnë institucioneve vendore. Kjo për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë. Dhe kërkesa më normale në situatën jonormale në të cilën gjendemi është një hetim ndërkombëtar në rastin Dehari”, tha Deda.

“Përgjegjësia e institucioneve publike është dorëheqja”, por që, sipas Dedës, “kjo nuk ndodh në Kosovë”.