Deda thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje në pranverë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se në pranverën e këtij viti vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.“Kjo qeveri s’ka kredibilitet ta drejtojë vendin”.“Agjenda për Ballkanin Perëndimor është më me rëndësi se agjendat e partive politike. Po marrim shuplaka fytyrës për shkak të budallallëkut të njerëzve që drejtojnë Kosovën”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

Deda ka thënë se qeveria e drejtuar nga Haradinaj nuk mund të ekzistojë nëse humb përkrahjen e Perëndimit.“Këta janë dëmtuar shumë, varet si do të sillen karshi demarkacionit. Kur të drejtosh shtetin kredibiliteti dhe besueshmëria janë pjesë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur del nga binarët bëhesh burim i krizës”.“Lidershipi i Kosovës, jo vetëm qeveria është bërë burim i krizës”, ka shtuar ai ndër të tjera.