Deklaratë e rrallë e Xhavit Halitit pak ditë para vrasjes së Ahmet Krasniqit (Video)

Në 24 orëshin e fundit është hapur një polemikë e ashpër mes deputetit të LDK’së Anton Quni dhe deputetit si dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Xhavit Halitit. Anton Quni gjatë një emisioni televiziv, ka deklaruar se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi. Haliti e ka mohuar këtë në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ‘nëse Quni ka fakte për këtë, ai është i gatshëm të jap dorëheqje nga Kuvendit, që sot’.

Më 12 shtator 1998 në Shqipëri u vra deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pak ditë më vonë, më 21 shtator të po atij viti, u vra edhe koloneli dhe ish-ministri i mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit, Ahmet Krasniqi.

Në Youtube, ekziston një xhirim, ku Xhavit Haliti kishte dalë me një deklaratë për media, ku dënonte siç e quante ai, tentim grusht –shtetin në Shqipëri,transmeton Periskopi.

Haliti në këtë video, mohon decidivisht përfshirjen e ushtarëve të UÇK’së në trazirat në Shqipëri si dhe i bënte thirrje popullit të Kosovës që të ‘qëndronte sa më larg thirrjeve që të involvoheshin në situatën e rëndë politike në Shqipëri”, shkruan Periskopi.

Deklarata e plotë që Periskopi e risjell dhe për përshkrimet e saj në YouTube nuk mban përgjegjësi:

(Ne fillim nuk ka xhirim por videoja nis nga ketu)… Të pishtarit të demokracisë, zotit Azem Hajdarit. I shprehi ngushëllime presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Partisë Demokratike për anëtarin e tyre.

Me këtë rast, dëshiroj që në emër të Shtabit të Përgjithshëm, të distancohem nga të gjitha vandalizmat e bëra kundër institucioneve të shtetit dhe të dënoj përpjekjen për grusht shteti në Shqipëri.

Sipas thashethemeve, që aktualisht qarkullojnnë në Tiranë, thuhet që pjesëtarë të UÇK’së, thuhet se kanë marrë pjesë në vandalizmat që janë bërë kundër institucioneve të shtetit.

Me përgjegjësi të plotë deklaroj që asnjë ushtar i UÇK’së nuk kanë marrë pjesë në turbullirat që janë bërë në Tiranë.

Asnjë ushtar i UÇK’së nuk ka të drejtë të marrë pjesë në luftën politike që mund të bëhet kudoqoftë në rrafshin kombëtar.

Assnjë ushtar i UÇK’së nuk ka të drejtë t’i përdorë simbolet e UÇK’së jashtë territorit ku zhvillohet lufta.

Prandaj detyrë e çdo ushtari të UÇK’së është të jetë aty ku i është caktuar detyra e vet.

Me këtë rast, në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, distancohem thellë nga diklaratat e disa përfaqësuesve nga Kosova të cilët në një mënyrë ose tjetër e kanë mbështetë grusht shtetin ne Shqipëri.

Me këtë rast, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët nga dhuna dhe terrori serb janë arratisur nga Kosova dhe kanë gjetur pritje shpirtërore që nga Tropoja, Bajram Curri e deri në Sarandë që të qëndrojnë si qytetarë të këtij vendi dhe të mos publikohet në luftën politike të asnjë vend sepse kemi hallet tona dhe kemi të bëjmë me një shtet barbar siç është Serbia dhe nuk kemi nevojë që të vimë në Shqipëri me qëllim që të destabilizojmë Shqipërinë.

Distancohem thellë dhe dënoj përpjekjen për grusht shtet në Shqipëri./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme