Delawie mbështet vendimin për suspendimin ndaj zyrtarëve korrektues

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një status në “Twitter” ka mbështetur vendimin për suspendinin e zyrtarëve korrektues ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

“E mirëpres suspendimin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humbë besimin në drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan Greg Delawie në “Twitter”.