Deliu-Kodra: Thaçi është njeriu më i përgatitur për dialogun Kosovë-Serbi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo në Express Intervistën në KTV, tha se PDK-ja, është e para që ka dalë me një platformë të qartë dhe me vija të kuqe, për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ka thënë se takimi i sotëm presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e atij serb Aleksandar Vuçiq, do të ishte e udhës që të kishte konsensus.

“Do të ishte mirë që presidenti të shkonte në Bruksel me një përkrahje nga partitë në Kosovë, por s’pati dakordim. Pozicioni i presidentit në këtë mënyrë do të ishte edhe më i fuqishëm. E kemi obligim si pozitë dhe si opozitë të jemi bashkë”, tha ajo.

Se sa PDK-ja i beson presidentit Thaçi për idetë e tij, ajo tha se ai vazhdon të bëjë takime pasi është president the kjo i takon atij ta bëjë.

“Thaçi ka legjitimitet të plotë të jetë pjesë e këtij procesi, fundja është njeriu më i përgatitur për këtë çështje”, tha Deliu-Kodra, duke shtuar se PDK-ja e mbështet atë, transmeton Koha.net.

Deputetja e PDK-së, tha se dialogu është mundësia e vetme që të shihet qartë pozicioni i Kosovës.

Deliu-Kodra, më tutje theksoi se PDK-ja do të punojë në përputhje të Kushtetutës për sa i përket kufijve. “Tema rreth ndarjes së Kosovës është e krijuar nga caqe të caktuara. Kosova nuk do të ketë reflektim të tillë”, tha ajo.

Për korrigjimin e kufijve, ajo tha se duhet marrë përgjegjësi e të bëhen bashkë pozitë e opozitë për pikat që kanë dakordim.

Lini Një Koment