Demanton Edita Tahiri: Nuk po bisedohet në Bruksel për Asociacionin

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 16:51

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka demantuar lajmet që kanë dal në media, se gjoja është duke u diskutuar çështja e Asociacionit në Bruksel, si dhe gjoja është formuar grupi menaxhues për Asociacionin.

Ministrja Tahiri ka konfirmuar se në raundin e tashëm të bisedimeve, për të cilat gjenden në Bruksel, në agjendë nuk është Asociacioni, por janë tema tjera, për të cilat është njoftuar, si, lëvizja e lirë, përkatësisht reciprociteti në tabelat e automjeteve, kadastri, diplomat, vlerësimi për revitalizim dhe me datën 13 shtator, kodi telefonik shtetëror për Kosovën.

“Dezinformatat që kanë dalë nga Serbia, se gjoja është formuar grupi punues apo menaxhues për Asociacionin, dua të them se kjo është një gënjeshtër e radhës e Serbisë, sepse grupi menaxhues është krijuar në vitin 2013 sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe këtë grup e ka krijuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ky grup nuk është formuar nga Presidenti i Kosovës apo Kryeministri i Kosovës, ashtu siç e thotë komunikata e Qeverisë së Serbisë.

Më tej ministrja Tahiri ka thënë se ky grup menaxhues është manipuluar nga Qeveria e Serbisë, të cilët i kanë sjellë në Bruksel dhe kanë provuar që të krijojnë takime në Bashkimin Evropian. ”

Unë për këtë çështje kam biseduar me zyrtarët e BE-së, të cilët në fakt nuk i kanë pranuar në takime, dhe as që i kanë lejuar të hyjnë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, sepse BE-ja e ka parasysh që Asociacioni nuk është në agjendë, dhe e ka parasysh që pa u plotësuar kushtet tona, pra pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa e marrë KOSTT-i pavarësimin, si kusht i tretë ka qenë heqja e barrikadës që u hoq tani, nuk mund të zbatohet asnjë veprim për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Tahiri.

“Po ashtu unë me këtë rast ftoj të gjitha mediat e Republikës së Kosovës, që të kontaktojnë Bashkimin Evropian dhe të marrin njoftimet në lidhje me atë që fola unë e që do të konfirmohet nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se po ashtu ky grup menaxhues ende nuk ka marrë mandatin për të filluar punën, sepse nuk është vetëm ky grup që do të punojë për hartimin e statutit, por do të jetë ky grup menaxhues, do të jenë përfaqësuesit e Qeverisë në grup, OSBE-ja dhe BE-ja, zyra e BE-së në Kosovë, dhe autorizimin për fillimin e punës e jep Qeveria e Kosovës dhe ky autorizim ende nuk është dhënë sepse nuk janë plotësuar kushtet tona që lidhen me kodin telefonik dhe KOSTT-in.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme