Demarkacioni mund ta nxjerrë LDK-në në opozitë

Analistët politikë dështimin e eventual të ratifikimit të Demarkacionit në Kuvendin e Republikës e shohin si një shkas që do të përdoret nga PDK-ja për ta prishur koalicionin dhe për ta çuar vendin shumë shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa ka gjasa që tashmë është bërë marrëveshja për qeverinë e ardhshme

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë për ratifikim në Kuvend, partnerët e koalicionit akoma nuk janë të sigurt nëse do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje, e cila ka tensionuar tej mase gjendjen politike, madje edhe të sigurisë në vend.

Krijimi i kësaj situate të paqartë dhe rrezikut të dështimit të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga analistët politikë lidhet ngushtë edhe me fatin e koalicionit qeverisës, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, derisa përfaqësues të subjekteve politike në këtë koalicion theksojnë se stabiliteti duhet të ruhet, sepse nuk është në interes të vendit që në prag të vendimit për liberalizimin e vizave të krijohen kriza të tilla të paqëndrueshmërisë politike dhe institucionale në vend.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se nuk mund të ketë ndonjë parashikim paraprak rreth fatit të marrëveshjes për demarkacionit, kurse sa i takon rrezikut nga shkuara në zgjedhje të reja, që mundë t’i shpallë njëanshëm PDK-ja, nga inati i dështimit eventual të demarkacionit, Salihaj thotë se ai vendim nuk mund të merret në asnjë mënyrë pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar.

“Është vështirë ta parashikojmë se çfarë do të ndodhë nëse nuk aprovohet marrëveshja e demarkacionit, por gjithsesi do të jetë një situatë tepër e vështirë”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme