Demarkacioni në Arbitrazh, vizat nuk hiqen shpejt

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, thotë gjatë një interviste për “Zërin” se nëse në shtator dërgohet në Arbitrazh demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, atëherë kjo çështje mund të zgjidhet në fund të këtij viti. Pasi që, sipas tij, edhe ashtu nuk ka ndonjë indikacion që vizat për Kosovën do të hiqen shpejt

Nëse palët pajtohen që demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të dërgohet në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, atëherë zgjidhja e kësaj çështjeje mund të bëhet deri në fund të këtij viti.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Vigan Qorrolli, ligjërues i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke shtuar se edhe ashtu nuk ka ndonjë indikacion se vizat për Kosovën do të hiqen shpejt.

“Ashtu-kështu vizat nuk do të liberalizohen shpejt. Asnjë indikacion për të kundërtën deri më tash nuk ka. Kemi një kërkesë të BE-së kundrejt Kosovës për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje si kusht për liberalizimin e vizave, për çka unë gjykoj se për shtetin më i rëndësishëm është territori sesa udhëtimi i qytetarëve pa viza. Kjo mund ta prolongojë procesin e vizave, por jo ta stopojë atë”, ka pohuar Qorrolli. /Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme