Dënohet propaganduesi i ISIS në Facebook

Kreshnik Podvorica i akuzuari për propagandë në lidhje me organizatën ISIS, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 muaj burgim.

Podvorica ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2017. KALLXO.com kishte siguruar një dokument të Prokurorisë Speciale ku përshkruheshin veprimet e tija.

Pas pranimit të fajësisë, gjykatësi Naser Foniqi shpalli aktgjykimin me ç‘ rast edhe e dënoi atë me 6 muaj burgim.

Por, me qëllim që të akuzuarit t’ i jipet edhe një rast, gjykatësi Foniqi tha se me pëlqimin e tij, dënimi me burg mund të shndërrohet në urdhër për punë në dobi të përgjithshme prej 200 orëve të cilat duhen të përfundohen brenda gjashtë muajve.

Deri te ky dënim erdhi pasi që i akuzuari ka qenë shumë bashkëpunues me oranet e drejtësisë, fakti se niveli i shkollimit të tij i jep kuptim asaj se nuk ka qenë i vetdijshëm se ka kryer vepër penale, si dhe nuk ka të kaluar kriminale.

Paraprakisht, u mbajt seanca fillestare ku menjëherë pas leximit të aktakuzës, Podvorica pranoi fajësinë dhe shfaqi pendesë për veprimet e kryera.

“Po, ndihem fajtor, unë thjeshtë i kam bërë ato pastime thjesht nuk kam pasur qëllim të keq ndaj shtetit tim, veç kam postu, skam pasë çka me bo, kam ndejtë në internet. Nuk e kom ditë që vjen puna deri qetu dhe se këto veprime janë të jashtëligjshme. Unë kërkoj falje për këtë rast, premtoj se nuk do të përsëris më veprime të tilla”, tha Podvorica në gjykatore.

Këtë pranim të dajësisë e pranoi edhe prokurori special i rastit, Afrim Shefkiu.

Sipas aktakuzës, Podvorica gjatë vitit 2017 vazhdimisht përmes rrjetit social “Facebook” nga llogaria e tij Ebu Zejd El Kosovi me anë të postimit të xhirimeve audio vizuele dhe fotogragim ka bërë propagandim në lidhje me organizatën ISIS, e duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik e që më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”.

Me këtë, prokuroria e ngarkon me veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë terroritorit të Republikës së Kosovës në kundërshtim me ligjin për ndalimin e bashkimit në konfiktët e armatosura jashtë territorit të vendit.

Lini Një Koment