Deputetët e BDI -së dhe LrPDSH’së në gara se cilët do të shpenzojnë mëditje më shumë

Edhe përbërja e re parlamentare me shuma të larta për shpenzimet e rrugës. Vetëm për muajin prill, mbi dhjetë deputetë kanë marrë rreth 2000 euro shtesa për harxhimet e rrugës, edhe pse gjatë këtij muaji Kuvendi nuk ka punuar çdo ditë, por janë mbajtur 15 seanca parlamentare.
Sipas raportit të siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë, më së shumit shpenzime për rrugë ka harxhuar deputeti nga Partia për Ardhmëri Evropian e cila është në koalicion me LSDM-në, Alija Kamberovski i cili për muajin prill ka marrë 119,100 denarë vetëm për shpenzime të rrugës apo 1,936 euro. Menjëherë pas tij radhitet deputeti i VMRO DPMNE-së Krsto Mukovski, i cili ka marrë 117,786 denarë apo 1.915 euro. Deputeti i BDI-së Agim Shaqiri gjatë muajit prill të vitit 2017 vetëm për shpenzime të rrugës ka marrë 116,565 denarë apo përkthyer në valutën evropiane, 1,895 euro.
Surija Rashidi i LR PDSH-së për shpenzime të rrugës ka marrë 1,752 euro, ndërsa Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja 1,735 euro.

Ndërkohë për vitin 2016 pjesa më e madh e deputetëve që kanë marrë më shumë të holla për shpenzime të rrugës, janë nga partia e VMRO-DPMNE-së.
Deputeti që ka kërkuar më shumë për shpenzime të rrugës është Krsto Mukovski nga VMRO DPMNE, i cili në vitin 2016 ka marrë 981,795 denarë, apo 15,964 euro. Pas tij rradhitet Dragan Cuklev nga i njejti subjekt politik, i cili për shpenzime të rrugës në vitin e kaluar ka marrë, 970,887 denarë apo 15,786 euro. Liljana Zaturoska po ashtu nga VMRO DPMNE, ka marrë 13,560 euro, ndërsa bashkëpartiaku i saj Zoran Iliovski 14,331 euro. Deputeti i BDI-së në përbërjen e kaluar parlamentare, Ramiz Merko për shpenzime të rrugës gjatë vitit të kaluar, ka marrë 888,831 denarë, apo 14,452 euro. Ndërkohë, bashkëpartiaku i tij, Musa Ibrahimi ka marrë 857,520 denarë, përkatësisht, 13,943 euro. Shuma të përafërta me këto kanë marrë edhe dhjetëra deputetë të tjerë. Ndërkohë, shumë më të ulët për shpenzime të rrugës ka marrë deputeti Emil Dimitriev, 365 euro dhe Zulfi Adili 525 euro.

Shenja

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme