Deputetët nuk duhet të marrin rrogë nëse nuk zgjedhin kryetar të Kuvendit

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) konsideron se shumica e re parlamentare duhet që menjëherë të sjell vendim që seanca konstituive aspak të mos ndërpritet dhe të mos ketë pauza derisa nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Çdo deputet ka të drejtë të zgjedh, replikë dhe kundër-replikë, dhe të marrë rrogë për punën e vet, por njëkohësisht çdo deputet ka edhe detyrime dhe përgjegjësi që ta respektojë Kushtetutën, t’i vë në funksion institucionet e shtetit dhe ta respektojë vullnetin e qytetarëve tashmë të treguar përmes shumicës së re parlamentare. Pa e rregulluar këtë, deputetët nuk kanë të drejtë për pauzë, nuk do të duhet “të flejë qetë” dhe nuk duhet të marrin rrogë”, thuhet në kumtesën e Aleancës.

Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se sipas Kushtetutës, Republika e Maqedonisë është pa qeveri, me mandat prej shpërndarjes së Kuvendit më 17 dhjetor të vitit 2016-të, ndërsa tashmë 4 muaj është pa kryetar të Kuvendit, i cili ka funksionin e dytë më të rëndësishëm në shtet.

“Duke pasur parasysh se edhe kryetari i shtetit Ivanov disa herë e ka shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, është e qartë se shteti ndodhet në gjendje jashtë institucionale prej 30 dhjetorit të 2016-tës, kur nuk u përfundua seanca konstituive të Kuvendit”, thuhet në reagimin e Aleancës për Maqedoni Pozitive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme