Deputeti Berisha kërkon përjashtimin e Listës Serbe nga zgjedhjet

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, kërkoi që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe. Ai akuzoi sot ata për përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës, duke i quajtur si agresorë.

Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen. Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrë pjesë në vënien e gurthemeleve të përmendoreve të carëve serbë që dihet se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

Sipas Berishës përfaqësuesit e Listës Serbe sabotojnë institucionet e Kosovës dhe e quajnë Kosovën Kosovë dhe Metohi, ndërsa thotë se ata nuk e njohin si kryeministër Isa Mustafën, por Aleksandër Vuçiqin.