Deputeti Demaku sot jep dorëheqje, vendimin e gjykatës e vlerëson skandaloz

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, sot gjatë ditës do të dorëzojë postin e të zgjedhurit të popullit.

Demaku këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net të martën.

“Po sot do ta dorëzojë postit e deputetit. Jam duke e përgatitur dorëheqjen”, ka thënë Demaku.

Dorëheqja e tij, vije pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dje ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për rastin e njohur si “Drenica 2”.

Në këtë rast Demaku është dënuar me 3 vjet burgim nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës, në fshatin Likoc të Skenderajt.

E për Demakun vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz dhe politik.

Për akuzë të njëjtë është dënuar edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku poashtu me 3 vjet burgim. Edhe ai ka paraljmëruar që sot do të jap dorëheqje.

Apeli ua ka konfirmuar dënimin edhe dy vëllezërve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit ia kanë zvogëluar një vit burg në 7 nga 8 që ishte dënuar si dhe vëllezërve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg. Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica 2”.