Deputeti evropian nga Kosova jep mesazh: Nuk ka shans për azil pas liberalizimit

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar sesioni i dytë i mbledhjes së pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, ku u diskutua për liberalizimin e vizave.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lucas Mandel bëri të qartë kosovarëve se nuk do të kenë shanse të fitojnë azil ne vendet e BE-së pas heqjes së vizave, pasi e vlerësoi Kosovën si vend stabil.

“Nuk ka asnjë lloj shans për azil nëse Kosova është vend stabil. Është pra ekonomia qe është e rëndësishme”, raporton EO.

Deputetja Blerta Deliu – Kodra, që është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, e vlerësoi tejet të rëndësishëm votimi pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në pjesën e mbetur në mënyrë që kosovarëve tu hiqen viza.

Lini Një Koment