Deputeti i AAK-së voton edhe për kolegun e tij në seancën e Demarkacionit

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha në mbledhjen e sotme të Kuvendit i ka dhënë dy vota për shtyrjen e seancës ku duhej të shqyrtohej Projektligji  për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Njëra votë e Berishës ka shkuar në emrin e tij, tjera në emër të kolegut Muharrem Nitaj.

KALLXO.com posedon fotografinë ku shihet se deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka shtypur butonët e dy pajisjeve votuese në Kuvend.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Berisha e ka pranuar këtë veprim duke thënë se ka votuar edhe për kolegun e tij nga AAK-ja, deputetin Muharrem Nitaj.

“ S’po di valla, s’po di, ndoshta më ka thënë Muharrem Nitaj, ka qenë ma andej dhe ndoshta më ka thënë me votu. Ishte ulur afër meje dhe më tha, e keni incizimin dhe e sheh”, tha Berisha.

E deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj për KALLXO.com e shpjegoi këtë situatë duke e pranuar se ai ka kërkuar të votohet edhe për të.

“ Ne ndonjëherë kur kthehemi prej pauzës dhe e din si janë të ulur deputetët dhe për mos e i çu nga vendi deputetët, ulemi në vendin tjetër. Unë kam qenë në sallë por karta ime ka qenë afër tij (Bekë Berishës) dhe i kam thënë me e shtyp (butonin)”, tha Nitaj.

Seanca për demarkacionin e nisur sot u shty për të mërkurën me votat pro të 60 deputetëve, derisa 30 prej tyre votuan kundër e një abstenoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme