Deputeti i LDK’së: Mjekët po suspendohen sikur të ishin kamariera, QKUK nuk është kafiq

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar për suspendimin e tre mjekëve që u bë ditë më parë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kjo me arsyen se po të njëjtit nuk u gjetën në vendin e punës.

Sipas tij, Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është “kafiq” dhe se profesorët nuk janë kamariera.

Derisa u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij ka thënë se shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Këta udhëheqësit sotshëm të shëndetësisë, po mendojnë që Qendra Klinike Universitare është KAFIQ ,e profesorēt e specialistët janë kamariera. I përjashtojnë nga puna si kamarierët sepse thojnë se gjejmë plot tjerë për kafiqat e tyre .Por me gjetë një prof Dr Sami, prof Dr Gani, doc Dr Skender ,Doc Dr Isa, dr Faredin, dr Bedri, etj duhet me prit edhe 30 vjet. 4 vite shkolla mesme e mjekësisë, 6 vite fakulteti ,6 vite specializimi, 3 vite minimum magjistratura, 4 vite minimumi doktoratura, qindra trajnime ,seminare, jashtë vendit , qindra hulumtime të botuara jashtë, mijëra të operuar me sukses, qindra mjekë të rinj të edukuar nga këta dhe në fund dëbohen si lecka tē perdorura edhe pa i dërguar as në komision diciplinor. Më shumë ka nevojë QKUK e pacientët për ta ,sesa këta për QKUK, se Spitalet private në KS kanë për ti paguar 4 der 5 herë më shumë se 650 € që i mirrnin aty. Të gjithë pajtohemi se sdo duhej të kishte kompromis me miton, dhe mostrajtimin e pacientit por jo ndjekje pas mesnate ,kur dihet që mjekët e rinj mbuluan shërbimin emergjent si çdo kund në botë. Të padijshëm , dhe tendencioz mbeteni, sa do që luani rol të pafajshmit para mediave

Lini Një Koment