Deputeti i LDK’së në dilema të mëdha, vendos nesër se a do të protestoj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se vetëm nesër do të marrë vendim nëse do t’i bashkohet protestës së Vetëvendosjes kundër presidentit Hashim Thaçi.

LDK, zyrtarisht para disa ditëve përmes Kryesisë së saj kishte deklaruar se e refuzojnë ftesën e VV-së për të marrë pjesë në protestë, mirëpo si duket disa prej anëtarëve të partisë ende s’kanë vendosur nëse do e refuzojnë protestën.

“Të enjten e marrë qëndrimin. Deri të enjten jam duke u menduar, me pa krejt çka qysh tek dhe pastaj marr vendim”, tha shkurtimisht Avdyli për Kallxo.com.

Gjatë ditës së djeshme kryetarët e dy partive opozitare, VV dhe LDK janë takuar në shtëpinë e këtij të fundit.

Megjithatë LDK-ja ka deklaruar se nuk janë mbyllur dyert për protesta. Ata madje kanë paralajmëruar që mund të organizojnë edhe vet protesta.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme