Deputetja Haxhiu: KEDS-i po abuzon me qytetarët

Deputetja e AAK-së, ka alarmuar në Kuvendit e Kosovës për reduktimet me energji elektrike.

Ai ka thënë se gjendja me furnizimin të energjisë elektrike është katastrofale.

Ajo ka thënë se KEDS-i po i lenë qytetarët nga 24 orë pa energji elektrike dhe as falje s’ka kërkuar

Haxhiu ka thënë se KEDS-i është duke abuzuar me qytetarët.

“Gjendje e furnizimit me energji është katastrofale. KEDS-I po abuzon me qytetarët. Vetëm Gjakova ka mbetur 24 orë pa energji elektrike dhe as falje nuk ka kërkuar KEDS-i. A duhet edhe konsumatori tua kthej me të njëjtën, na falni nuk ua paguajnë faturat. Ku është Qeveria e cila hesht”, ka thënë Haxhiu në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Haxhiu ka prezantuar edhe dy fatura të dy konsumatorëve, që sipas saj, njëra është 598 euro, dhe tjetra 950 euro.

“Rrjeti është në gjendje të mjerueshme dhe natyrisht humbjet janë të mëdha, e ai që pëson është konsumatori. Qytetarët po ashtu kanë protestuar për fatura të fryra, ne jemi të vetëdijshëm që mund të ketë ndonjë gabim, por asesi gabim kolektiv. Unë kam dy fatura 598 euro për një muaj dhe familja e dytë që ka 950 euro vetëm për një muaj, ky nuk është biznes. Qytetarët vazhdimisht kanë protestuar dhe asnjëherë nuk kanë marr përgjigje. Qeveria i mbyll sytë, dhe bëhet e zëshme me koncesionime”, ka thënë Haxhiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme