Deri në orën 15:00 votuan 29.69 për qind e qytetarëve

Në Komunën e Drenasit sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku në balotazh do të garojnë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri në orën 15:00 votuan 29.69 % e votuesve

Në orët e pasdites në Qendrat e Votimit në Komunën e Drenasit, ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës vërehet fluks më i madh i qytetarëve, që po shfrytëzojnë të drejtëne votimit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 kanë votuar 29.69 % e qytetarëve me të drejtë vote.