Dëshmia e Ninxhës për 27 prillin: U shfrytëzuam dhe u manipuluam nga DSK-ja dhe VMRO-ja

Në procesin për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, sot në Gjykatën penale të Shkupit dëshminë e vet e dha një nga protagonistët më të përfolur të asaj ngjarjeje, Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

“Të gjithë u shfrytëzuam dhe u manipuluam nga DSK-ja dhe një pjese të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Askush nuk e dinte regjinë, të gjithë ishim statistë, tha Ninxha, i akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Ai shtoi se udhëheqësit e vërtetë të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” kanë qenë Spiro Ristovski dhe Kirill Bozhinovski dhe se programi për secilin aktivitet të tyre është shkruar në shtabin e VMRO-DPMNE-së.

Të dhënat operative, siç tha Ninxha, tregojnë se organizatorët e “Për Maqedoni të Përbashkët” janë paguar prej VMRO-DPMNE-së.

“Unë vetëm i kam parë në parti me Kirill Bozhinovski, por nuk kam mundur t’i shoh xhepat e tyre. Atëherë nuk e kam ditur, ndërsa tani e shoh se të gjithë të pranishmit këtu janë shfrytëzuar dhe manipuluar nga DSK-ja dhe një pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, tha Ninxha.

Asnjëri prej nesh, u mbrojt ai, nuk deshi të ndodhë ajo që ndodhi më 27 prill.

Ninxha dëshmoi se ai nuk e ka parë Sasho Markovskin se si me doreza kirurgjike i nxjerr hard disqet, ndërsa pas 27 prillit i është thënë se Markovski ka hyrë në Kuvend për ta ndjekur Goran Zhivaleviqin.

Ai tregoi se Markovski ka qenë sigurim i ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, i cili ka qenë pjesë e shoqatës patriotike “Todor Aleksandrov”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme