Dëshmitë e bjeshkatarit: Këto fotografi duhet t’i shohin të gjithë deputetët kosovarë! (Foto)

Në kohën kur në Kosovë po zhvillohen debate të ashpra dhe po ofrohen prova për dhe kundër marrëveshjes së damarkacionit me Malin e Zi, bjeshkatar i njohur kosovar, Arben Islami ka publikuar fotografitë nga pjesa kufitare me Malin e Zi, të cilat, sipas tij, dëshmojnë humbjen e territorit me marrëveshjen e demarkacionit.

Në fotografitë e psotuara në Facebook, Islami ka vizatuar vijat në bjeshkët kufitare, ku, sipas tij, shihen territore të Kosovës të cilat do t’i kalojnë Malit të Zi.

Ja çfarë shkruan Arben Islami:

“Tung njerëzim, si bjeshkatar jam duke e përcjellë për së afërmi punën e demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë punë e kam dite qysh në vitin 2011 dhe 2012 pasi pata marrë informata nga disa persona në Kosovë dhe Mal të Zi.

Menjëherë i pata përgadite disa foto dhe përshkrime, të cilat ju pata dergu disa personave që atëhere (dhe tash) merreshin me politikë.

Përgjegjjen që e kam marre prej tyre në facebook ka qenë shenja “seen” dhe asgjë tjetër.

Pasi nuk morra përgjegjje dhe nuk u ndërmorr asgje nga askush, në vitin 2014 dhe 2015 lansova vet vizatimet me shenjëzime të kufijve dhe përshkrime.

Shumica e mediave në KS prej atëhershit i kanë shfrytëzuar këto foto dhe vizatime dhe jam i gezuar qe kanë pasë efekt. Une nuk jam në asnje parti por e përfaqesoj Kosovën ashtu si une dua. Jam bjeshkatar i kallt dhe e dua bjeshkën e Kosovës pa masë.

E di qe deri tani nuk e keni pasë idene se çka po humbim. Pasi jam vet bjeshkatar dhe njekohësisht e kam hobi fotografinë, por edhe i di përmendësh bjeshkët, po ju sjelli pamjet e vetëm 1/5 te territorit të përgjithshëm që s/do të jetë në KS.

Shpresoj shume që marrëveshja e re nuk do të kaloj sepse pastaj nuk ka kthim prapa.

Deputetë, para se të vendosni për me e falë këtë tokë për viza, mendoni mirë për emrin e juaj dhe të gjithë pasardhësve t’uaj. Do të jeni shumë të popullarizuar PËR TË KEQ !” (sic), ka shkruar Islami, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe fotografitë nga pjesa e kontestuese e territorit. /Telegrafi








Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë