Dështime spektakolare protokollare në pritjen e Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me të zbritur nga avioni “Air Force Tëo”, Bidenit dhe bashkëshortes së tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi.

Mirëpo, shumë lëshime protokollare janë evidentuar në pritjen e njeriut numër dy të SHBA-ve. Parakalimi i presidenteve të të dy vendeve është zhvilluar pa intonimin e himinit shtetëror, ndërsa ka qenë i theksuar edhe nervozizmi I zonjës së parë të Kosovës, Lumnije Thaçit, e cila dukej thuajse tërësisht e shpërqendruar. Në një moment, presidenti Kosovar ia tregon i nervozuar vendin me gisht asaj./Sakte.net