Dështimet spektakolare të Ramush Haradinajt si kryeministër

Me 9 shator të vitit 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim ishte votuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj në këtë post erdhi se rezultat i koalicionit të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt të cilët vendosën në momentet e fundit t’ bashkëngjiteshin koalicionit me PDK. Deri në atë moment, Haradinaj dhe Limaj ishin kundërshtarë të pa kompromis ndaj ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Sapo zunë kolltukët qeveritar, ata lobuan që kjo marrëveshje të ratifikohej. Me 21 mars të vitit 2018, me 80 vota për dhe 11 kundër Parlamenti i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja u votua nga partitë në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ndërsa kundër saj votuan Grupi i Pavarur i Deputetëve, grup ky i dalur nga lëvizja Vetëvendosje.

Por, Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të rrëmbente vëmedjen edhe me deklarimet e tij për liberalizimin e vizave. Në paraqitjet e tij, ai këmbëngulte me siguri se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa filluar viti 2019. Përgjigjja e Bashkimit Evropian ishte një dush i ftohtë për të parin e qeverisë. Më 15 dhjetor të vitit 2018, Këshilli Evropian tha se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret e liberalizimit. “Këshilli Evropian inkurajon Kosovën të vazhdoj përpjekjet e saj në mënyrë që të bëjë përparim në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhej ndër të tjera në raport. Ndërkohë që Këshilli Evropian, ka pritur mirë lajmin për themelimin e dhomave të veçanta për Gjykatën Speciale.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili udhëheqë qeverinë me numrin më të lartë të zëvendësministrave dhe këshilltarëve, pavarësisht se në të kaluarën kishte kritikuar qeveritë për të njëjtin fenomen, do të bëhej kryetemë me taksën ndaj produkteve që vinin nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Me 21 nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës  morri vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri Haradinaj tha se kjo taksë do të mbetet në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Është fillimi i vitit 2019. Kryeministri Haradinaj ka treguar lëkundjet e para nga ky vendim, i vetmi që deri më tani gjeti përkrahje tek popullata, por edhe nga opozita.

Në një konferencë për media, Ramush Haradinaj shfaqi shenja të zmbrapsjes. Tha se një gjë e tillë jo vetëm se I ishte kërkuar nga Bashkimi Evropian, por edhe nga një prej aleatëve më të fuqishëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heqja e taksës ishte kërkesë e qeverisë së Serbisë si parakusht për vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë, Haradinaj ka edhe një hall tjetër, mbase më të madhin prej se ka ardhur në krye të Qeverisë! Njeriu që votoi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pavarësisht se e kundërshtonte me çdo kusht, kryeministri që premtonte liberalizim të vizave dhe dështoi, njeriu që shfaq shenja nga tërheqja e vendimeve të ngutshme dhe të pamatura, tani pretendon se nuk do të lejojë që Kosova të humb asnjë pëllëmbë tokë nga marrëveshja me Serbinë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme