Dështon Marrëveshja e Përzhinës, fillojnë bisedime për “Marrëveshjen e Vodnos”

Sot në orën 13 në rezidencën e ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, përfaqësuesit e partive politike do të tentojnë që ta zgjidhin edhe çështjen e vetme të kontestuar, kompetencat e ministrit të punëve të brendshme në qeverinë teknike që duhet t`i organizoje zgjedhjet dhe nëse ai ministër duhet që të tërhiqet menjëherë pas ditës së zgjedhjeve.

Mbrëmë pas bisedimeve në rezidencën e Bejli në Vodno, përfaqësuesit e partive nuk dhanë deklarata. Ambasadori deklaroi se ka një ide interesante dhe shpreson se marrëveshje do të arrijnë deri në fund të javës.

“ Nuk mund të ju them se kemi arritur marrëveshje, por mund të ju them se kemi një ide interesante në tavolinë”, deklaroi Bejli.

Ai nuk sqaroi se cili është propozimi, por në takimin e sotëm partitë duhet që të deklarohen rreth këtij vendimi.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë