Dështon seanca ndaj Enver Sekiraqës

Shkaku i mungesës së dëshmitarit Faton Shoshi, seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot ndaj Enver Sekiraqes ka dështuar të mbahet.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Shasivar Hoti, Shadije Gerguri dhe Beqir Kalludra njoftoi paraprakisht se kanë pranuar një parashtresë nga avokati i dëshmitarit për shtyrjen e seancës.

“Ne kemi pranuar një parashtresë nga avokati i dëshmitarit për shtyrjen e seancës. Këtë dëshmitar e kemi paraparë të dëgjohej gjatë gjithë ditës pasi në gjykimin e mëhershëm ishte dëgju dy apo tri seanca, andaj pasi nuk ka kushte gjykimi shtyhet “, tha kryetari i trupit gjykues Shasivar Hoti.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza ndërsa për vrasjen e tij në gusht të 2007-tës është dënuar dorasi Arben Berisha.

Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.

Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme