Detaje nga vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës brenda një jave

Një nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, duke u hedhur nga një ndërtesë në ndërtim e sipër.

Sipas zyrtarëve policorë, ajo ka qenë shoqe e mirë me nxënësen tjetër të kësaj shkolle, e cila pati humbur jetën disa ditë më parë në lagjen “Bajram Curri”, në rrethana të ngjashme.

Ndërsa udhëheqësi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit ka konfirmuar se të dyja viktimat kanë qenë shoqe të klasës, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka pohuar se në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se vajza e moshës së re të premten gjatë ditës ka kërcyer nga një ndërtesë në ndërtim dhe madje prej lartësisë rreth 25 metra.

Ndërkaq kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme