Detaje nga vrasja e kosovarit në Novi Pazar

Agjencia “Selo Tours” ka konfirmuar vdekjen e pronarit Selatin Janjeva.

Në njoftimin e lëshuar nga Agjencia theksohet se Janjeva u vra në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar.

“Të dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë. Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim”, thuhet në njoftim

Mbrëmë Radio-televizioni i Novi Pazarit, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i grindjes dhe më pas i shtënave që ishin fatale për pronarin e “Selo Tours”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme