Detaje rreth aksidentit në të cilin i riu kosovar mbeti i vdekur në Slloveni

20 vjeçari Mersel Xhavit Zmalaj nga Grejkoci i Suharekës e ka humbur jetën dje pasdite në Slloveni.

Sipas mediave sllovene, aksidenti ka ndodhur pak pas orës gjashtë të pasdites. Në këta aksident është lënduar rëndë edhe një kosovar tjetër, ndërsa po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një slloven, shofer i një kamioni me të cilin janë përplasur dy të rinjtë.

Personi që po ngiste veturën ishte 25 vjeçar po ashtu nga Kosova, raporton gazeta sllovene Delo.

Ata ishin me qëndrim të përkoheshëm në Slloveni.

Kamionin me të cilin janë përplasur dy kosovarët e drejtonte një slloven 36 vjeçar.

Sipas gazetës sllovene, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e papërshtatshme e ngasjes dhe pas përplasjes me kamion, vetura është rrokullisur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme