Detaje të reja të shkurorëzimit intrigues: Jolie ka kërkuar të dalë me meshkuj tjerë dhe ka shfaqur sjellje agresive

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 /  09:19

Libri “Brangelina, tregimi i patreguar” hedh dyshime të reja mbi shkurorëzimin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Në librin me autor Ian Halperin thuhet se një nga shkaqet e ndarjes së çiftit të famshëm hollivudian, ishte se aktorja dëshironte të kishte një martesë ‘të lirë’, njofton Telegrafi.

Ajo ka dashur të udhëtojë në Britani të Madhe për të punuar në projektet humanitare dhe me kalimin e viteve të ndërtonte një karrierë në politikë, ndërkohë që aktori do të qëndronte në Los Angeles.

Në këtë mënyrë, çifti do të kishte një imazh pozitiv në publik, por në realitet Angelina kishte kërkuar që të dilte me meshkuj të tjerë.

Po ashtu, në librin e tij, Halperin tregon se Jolie dhe Pitt nuk i kanë qëndruar besnikë njëri-tjetrit gjatë gjithë viteve sa kanë qenë bashkë, porse shkurorëzimin nuk e kanë pasur si opsion deri më tani.

Lexo po ashtu:
Asgjë e rastësishme, Jolie e kishte planifikuar divorcin – kjo është shtëpia që ajo e paguan 95 mijë dollarë në muaj (Foto)
Asgjë e rastësishme, Jolie e kishte planifikuar divorcin – kjo është shtëpia që ajo e paguan 95 mijë dollarë në muaj (Foto)
Derisa Angelina e ka akuzuar aktorin si një ‘baba të keq’, në libër thuhet se ka qenë pikërisht aktorja ajo që ka shfaqur sjellje të dhunshme, saqë Brad në disa raste i ka mbyllur dyert derisa ajo është qetësuar.

Sipas autorit të librit, ëndrra e Joliet është që të bëhet një ‘princeshë Diana e dytë’, jetën e të cilës e ka studiuar në detaje.