Detajet e policisë, dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në Pejton

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga aksidenti në Pejton kanë mbetur të lënduar dy persona.

Agron Borovci zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për lajmi.net se të lënduar kanë mbetur shoferi i njërës nga veturat, dhe një këmbësore.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Ukshin Hoti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga vendi i ngjarjes është kuptuar se dy vetura janë të përfshira në aksident. Deri meë  tani është bërë e ditur se vozitesi i njërës veturë si dhe një këmbësore që atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme