Dhurata e Vuçiqit për Putinin- një qen Sharri nga Kosova!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i japë Presidentit rus Vladimir Putin një dhuratë origjinale – një klysh të Sharrit.
 

Sipas portalit serb “Blic”, ky është një qenush mashkull tre muajsh i kësaj race, dhe origjina është nga malet e Sharrit, transmeton “Zëri.info

“Qenushi ka breza serioz të shtatë gjeneratave prapa. Bëhet fjalë për llojin më të vjetër autokton, dhe dihet se Putini pikërisht i pëlqen këto raca”, thotë burimi i “Blic” nga Presidenca.

Kjo, sipas medias serbe në fjalë, është herë të parë që Presidenti i Serbisë e jep këtë lloj dhurate./ZËRI

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme