Dialogu nis në qershor e mund të përfundojë brenda 2018-s

Në qershor do të nisë procesi final i dialogut me Serbinë, ka paralajmëruar të enjten zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ka shprehur pritjen se procesi mund të përmbyllet brenda 2018-s. E tillë urgjencë, sipas njohësve të zhvillimeve në vend, bëhet për llogari të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Është kërkesë e Bashkimit Evropian që “një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin” duhet të mbërrihet nga të dyja vendet, pa zbatimin e së cilës nuk mund të ketë as anëtarësim. I tillë qëndrim është shprehur këtë vit në Strategjinë e re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti kushtëzon ecjen përpara, veçmas me zgjidhjen e kontesteve që kanë vendet e rajonit me njëra-tjetrën.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në dy mandatet paraprake ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, i ka thënë “Kohës Ditore” se BE-ja tash për tash top-prioritet në rajon e ka zgjidhjen e kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë e Greqisë dhe sapo të mbërrihet një marrëveshje për këtë vëmendjen parësore do ta marrë dialogu Kosovë-Serbi…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Lini Një Koment