Dialogu Serbi –Kosovë mund ta ketë fatin e dialogut Izrael- Palestinë, thotë Musliu

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar për stabilitetin e gjithë rajonit, ndërsa mosarritja e rezultatit në dialog krijon atmosferë mosbesimi në opinion, është vlerësuar sot në një takim në Beograd.

Në konferencën „Ballkani Perëndimor në udhëkryqin gjeopolitik – ndërmjet problemeve të brendshme dhe integrimeve europaine“, përgatitur nga Qendra për politikë të jashtme në Beograd ka marrë pjesë publicisti Fahri Musliu, i cili një kohë të gjatë korrespondent nga Beogradi i disa medieve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se dialogu i Serbisë me Kosovën është vendimtar për marrëdhëniet e serbëve dhe të shqiptarëve dhe për stabilitetin gjithë Ballkanit.

„Marrëdhëniet ndërmjet serbëve shqiptarëve vendosin për stabilitetin Ballkanit, pasi nëse nuk pajtohen këta dy popuj, nuk shoh kurrfarë perspektive”, citon beta të ketë thënë Musliu.

Sipas tij, dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura dhe nëse vazhdohet kështu, dialogu do të ketë fatin e negociatave të Izraelit me Palestinën.

Gjatë vitit ë fundit po zhvillohet një retorikë agresive, e pashembullt për kohën kur bëhen përpjekje të gjendet zgjidhja, ka thënë Musliu duke shtuar se një pjesë e shtypit po hedh benzinë në zjarr.

Musliu i ak quajtur të papranueshëm përdorimin e termeve “institucione të përkohshme të Kosovës” ose edhe “e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës” në të cilën janë përfaqësuesit e serbëve.

„Situata krijon mosbesim në opinion dhe shtrohet pyetja pse dialogu nuk ka rezultate. Jemi të vetëdijshëm se pa zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk ka anëtarësim në BE. Rruga e Beogradit për në Bruksel, shpie nëpër Prishtinë dhe rruga e Prishtinës për në Bruksel shpie nëpër Beograd”, ka thënë Musliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme