Diaspora mban gjallë Kosovën

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet qartë se dërgesat e mjeteve nga shtete të ndryshme të vendit për në Kosovë janë duke u rritur nga viti në vit.

Për tetë muaj në Kosovë kanë hyrë  hiç më pak se 500 milionë euro, mjete këto që kanë hyrë ne vendin tonë përmes bankave, apo agjencive për transfere të parave. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet shumë qartë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora, shkruan sot, gazeta Zëri.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës sivjet më së shumti mjete kanë dërguar në muajin gusht ku vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit  shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro.

Duke u bazuar gjithnjë në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë gjatë muajit janar të vitit 2016, nga diaspora kanë hyrë 56,7 milionë euro, derisa gjatë muajit shkurt kanë hyrë rreth 48 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës dërguan rreth 52 milionë euro, deri sa në muajin prill ata dërguan rreth 57 milionë euro, vlerë kjo e afërt e mjeteve që u dërguan edhe gjatë muajit maj.

Nga diaspora në Kosovë gjatë muajit qershor kanë 59 milionë euro, gjatë muajit korrik 70 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me vitet paraprake shihet se sivjet shuma e mjeteve të dërguara është dukshëm më e lartë sesa në vitet paraprake./Zeri.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme