Diçka e rrallë ka ndodhur mbrëmë me Griezmannin (Foto)

Antonio Griezmann nuk po kalon sezon të mirë, krahasuar me vitin që lamë pas

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonio Griezmann, deri më tani ka shënuar vetëm nëntë gola në La Liga në 21 paraqitje, i cili realizoi golin e fitores në sfidën kundër Celta Vigos, ku Atletico mori tri pikë falë triumfit 3:2, shkruan Gazeta Express.

Duket e pabesueshme, por sipas “OptaJose”, Griezmann preku topin në zonën e Celta Vigos vetëm kur shënoi golin. Për 90 minuta, ai asnjëherë nuk arriti të paktën të bëjë një prekje në zonën e kundërshtarit. /Express/