Diçka po zihet në orët e vona të natës në Parlamentin e Serbisë

Një pjesë e opozitës së Serbisë ka vendosur të qëndrojë tërë natën në ndërtesën e parlamentit dhe çdo dy orë do të mbajnë konferencë për shtyp për shkak se, siç kanë thënë, “dhunës së pushtetit” atyre u është bërë e pamundur të shprehen në parlament.

Deputetja e pavarur Marinika Tepic ka thënë se Kuvendi i Serbisë është “gjenerator absolut i urrejtjes e ndërsymjes”, transmeton GazetaMetro.net. Ajo ka shtuar se atrmosfera po shpërndahet në rrugë, dhe ka porositur se opozita është detyruar të paraqitet nga “parlamenti paralel”.

Tepic sipas medieve serbe ka vlerësuar se mu ndërsyerja intensive ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si koalicioni në pushtet, dhe e cila shpërndahet në rrugë ka bërë që në fillim të këtij viti “të likuidohet politikisht Oliver Ivanovici” e para disa ditësh për pak, siç ka thënë ajo, ka mundur ta pësojë edhe Borko Stefanovic (nga E majta serbe).

Sipas liderit të Lëvizjes Dveri, Bosko Obradovic, nuk do të kenë më në disponim logjistikën e parlamentit, ai ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe se kjo do të jetë “natë e gjatë e interesante”./GazetaMetro.net

Balša Božović@Balshone

Ne izlazimo iz zgrade Skupštine dok ne obrazložimo svoje amandmane.

Opozicija neće dozvoliti da SNS otme Skupštinu gradjanima.

Borba protiv nasilja je upravo počela.

94 people are talking about this

Бошко Обрадовић@BoskoObradovic

Протест уједињене опозиције у Скупштини – остајемо овде док грађани не чују за вербално, физичко и парламентарно насиље власти! Шест посланичких група опозиције на свака два сата говориће о свим актуелним темама које су забрањене у парламенту. Будите ту! Биће ово дуга ноћ!

103 people are talking about this

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme