Digjen dy vetura në Veternik

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 22:00, janë djegur dy vetura në parkingun e një qendre tregtare në Veternik, Prishtinë.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha për Koha.net se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit Jugu si dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Veturat e djegura janë njëra e tipit Renault Megane dhe tjetra Golf V. Përveç veturave që janë djegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Hoxha.

Procedurat hetimore, tha Hoxha, janë ende në proces nga kompetentët.

Lini Një Koment