Digjet një banesë në Prishtinë

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “Halil Alidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Policia konfirmon se zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme