Digjet një shtëpi në Gjakovë

Një shtëpi është djegur në Gjakovë dje gjatë ditës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima mashkull e ka lajmëruar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Po ashtu rastit i janë përgjigjur njësiti kujdestar i KEDS-it.

Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, vlera e saktë nuk dihet.

“Gjakovë 23.02.2020-13:00. Viktima mashkull /K ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin, po ashtu rastit i janë përgjigjur njësiti kujdestar i KEDS-it. Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet”, shkruhet në raportin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme