Diktatorët e “vegjël” që vendosin për fatin tonë

Analisti politik Ardian Bytyqi përmes rrjetit të tij social facebook ka reaguar ashpër ndaj formës së vrazhdë siq e quan ai qeverisjen Thaçi-Veseli-Haradinaj.

Bytyqi, Thaçin e Haradinajn i ka quajtur diktator të vegjël të cilët po mundohen të kontrollojën çdo gjë që ka të bëjë me jetën e qytetarëve të republikës së Kosovës.

Derisa në Kosovë nuk vije një klasë e re politike e cila është pa hipoteka, dhe ku qytetari është i barabart me pushtetarin ka gjasë që vendi të rrëshqas drejtë destabilizimit ka shkruar Bytyqi.

Ky ështē postimi i plotë i tij.

Sido që të përfundojë “kriza politike” këtu tek ne në Kosovë, një gjë është mbase e qartë: të ardhmën e këtij shteti cdo ditë po e vrasin politikanë që karrierën e tyre e ngriten të bazuar në luftën e UÇK-së, si Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, të cilët gradualisht u shëndërruan në diktatorë të vegjël që vendosin për fatin tonë dhe at falë shërbëtorëve të tyre politik.

Sot i vetmi shpëtim për kosovarët janë politikanë pa hipoteka, të çliruar nga ngarkesat e së kaluarës, e të cilët me kohë e kanë kuptuar se Kosova mund të “ekzistojë” vetëm nëse po aq sa pushtetarëve u takon edhe qytetarëve. /Sakte.net/

Image may contain: Ardian M Bytyqi, eyeglasses and closeup

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme