Dikur i mohonte sot i ndanë,medaljet e Thaçit me Flamurin e Ibrahim Rugovës (Foto)

Medalja që Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhuruar këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, mbrapa saj ka të vulosur flamurin Dardan – të njohur si flamuri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova kishin qenë kundërshtarë të fortë politik, disa vite pas vdekjes së presidentit të parë të Kosovës së dalë nga lufta, Presidenti aktual Hashim Thaçi me shumë krenari shpërndanë medalje që kanë flamurin e Rugovës.

Një medalje të tillë, Presidenti Thaçi i ka dhuruar edhe këngëtares së re nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa,  e cila së fundi gjatë qëndrimit në Kosovë ku edhe mbajti një koncert, dhe u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut kulturës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme