Diplomatë të huaj ftojnë për ratifikim të Marrëveshjes me Malin e Zi

Ambasadorët e shteteve mike në Kosovë i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që të votojë demarkacionin, raporton KTV.

Në debatin me ekspertët, ata këshilluan udhëheqësit politikë të Kosovës që vendimet t’i marrin në bazë të fakteve dhe jo bazuar në propaganda të ndryshme.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e përshëndeti debatin, por fare në fund i bëri thirrje Kuvendit që të votojë Marrëveshjen e tanishme të demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, rezultatet e Komisionit Shtetëror është dashur që të diskutohen që në fillim, ndërsa ka shtuar se deri tash nuk ka pasur fakte se Kosova ka humbur territor.

Delawie ka shtuar se Amerika është e interesuar në suksesin e Kosovës dhe jo në dështimin e saj. Kurse ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, ka këshilluar udhëheqësit politikë të Kosovës se vendimet duhet të merren në bazë të fakteve dhe jo në bazë të propagandave të ndryshme. E përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Gnoch, ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është pjesë përbërëse e fqinjësisë së mirë të Kosovës me këtë shtet. Sipas Gnochit, demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit janë si parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme