Disa nga fotografitë e ‘nxehta’ të Morena Tarakut që publikoi gjatë pushimeve verore

Këngëtarja Morena Taraku është aktive me postime në rrjete sociale pothuajse gjatë gjithë kohës. Edhe kësaj vere nuk kanë munguar postimet nga përditshmeria e artistes.

Në ‘Instagram‘, Morena ka shumë fotografi në të cilat ka ekspozuar linjat e saj trupore, qoftë në bikine apo edhe në fustane të ndryshme, shkruan Sakte.net.

E veçanta e fotove, në secilën prej tyre është se  shfaqur e mahnitshme duke treguar linjat trupore. Këngëtarja, njihet për jetën luksoze të saj dhe natyrshëm edhe e shijon atë.

 

 

Disa video dhe fotografi të Morënes që ka publikuar gjatë kësaj vere, Sakte.net do t’i sjellë më poshtë.

Në videon e mëposhtme, 26 vjeçarja shihet në pishinë vetëm në të brendshme në pjesën e poshtme të trupit ndërsa atë lart nuk ka të veshur asgjë. Videon e ka publikuar në muajin qershor, saktësisht me 13 qershor.  Ajo shijon rrezet e diellit në të njëjtën kohë është shfaqur edhe provokuese. Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit nuk i kanë munguar. ‘UNE I KOM TI DON MI PAS‘, ka shkruar në këtë postim.

Fotografinë e mëposhtme e ka postuar në muajin shtator. E veshur me bikine ngjyrë të bardhë, Morena ka tronditur të gjithë me pozën që ka marrë duke i ekspozuar të pasmet e formësuara. Krahas këtyre,  ka treguar edhe tatuazhet në trupin e saj. ‘Shumë seksi për atë’, ka shkruar në këtë foto. Siç mund ta shihni më poshtë ka zgjedhur të pozojë në një ambient veror.

Një imazh tjetër që ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga Morena është e veshur në bikine me ngjyrë rozë, këtë foto e ka shkrepur para pasqyrës duke treguar barkun e sheshtë dhe njerën këmbë. Ekspozimet e tatuazheve nuk kanë munguar edhe në këtë imazh. Flokët i ka lënë të kapura, ka pozuar duke u treguar perfekte edhe në këtë postim.

Artistja, ka pozuar edhe e zhveshur duke u shfaqur provokuese. Ajo ka treguar pak nga gjoksi. Morena, ka vendosur një makijazh të thjeshtë, disa bizhuteri në dorën e djathtë, dhe pa dyshim se po duket shumë bukur.

Fotografia e pestë në të cilën Morena ka treguar linja joshëse është e veshur në bikine të firmës ‘Louis Vuitton’.  Këtu ka zgjedhur të pozojë ulur duke medituar. Gjoksi dhe nga të pasmet nuk ka lënë pa i venë në pah. Edhe në këtë imazh, ajo ka pozuar pranë një ambienti luksoz gjë që nuk është edhe e zakonshme nga ajo.