Disa policë të plagosur nga aksioni në veri, asnjëri nga ta në gjendje të rëndë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës pas aksionit të sotëm në veri.

Drejtori në Spitalin e Mitrovicës, Zahir Musa, ka thënë se një polic, i cili është plagosur gjatë këtij aksioni, është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton KTV.

Gjithashtu, një koleg i tij i cili kishte qenë afër tij, ka marr disa gërvishtje dhe është duke u trajtuar në këtë spital.

Musa ka thënë se pas marrjes së terapisë, ata do të lirohen për trajtim në shtëpi.

Sipas Drejtorit në Spitalin e Mitrovicës, janë disa policë të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në këtë spital por që sipas Musës, asnjeri prej tyre nuk ka lëndime serioze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme