Distria Krasniqi e artë, triumfon në ‘Tashkent 2018’

Kosovarja, Distria Krasniqi ka arritur ta rrëmbejë medaljen e artë në Grand Prix në ‘Tashkent 2018’ në Uzbekistan.


Distria Krasniqi pas disa paraqitjeve të mëdha arriti që ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix në ‘Tashkent 2018’, transmeton Sakte.net

Në finale xhudistja kosovare  e mposhti hungarezen Eva Csernoviczi.

Kjo medalje e artë e Distria Krasniqit vjen në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndryshe, në garë për medalje të artë janë edhe Majlinda Gjakova dhe Nora Kelmendi, të cilat poashtu kanë arritur në finale të ‘Tashkent 2018’.

Lini Një Koment