Ditënetët e librit: Për herë të parë lexuesi e shkrimtari, muzikë e pikturë në një festë

Me hapësira intime, jo aq të mëdha, ku shumë kthina e labirinte e intrigonin lexuesin që të lëvizte deri në përballjen e një ekrani të madh, e një salle në qiell të hapur – krijuan pesë ditë festive me librin, muzikën, pikturën dhe filmin. Të rinjtë që vërshuan, lexues, aktorë, piktorë e shkrimtarë që ndanë së bashku librin në një atmosferë nga më të rrallat të vendosura në kryeqytet. Festivali “Ditënetët e librit”, hapur të enjten e javës që shkoi, i mbyllur mbrëmë, i organizuar nga Klik Ekspo Klik në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit, Bashkinë e Tiranës dhe Muzeun Kombëtar

Me hapësirë intime, jo aq të mëdha, ku shumë kthina e labirinte e intrigonin lexuesin që të lëvizte deri në përballjen e një ekrani të madh, e një salle në qiell të hapur – krijuan pesë ditë festive me librin, muzikën, pikturën dhe filmin. Të rinjtë që vërshuan, lexues, aktorë, piktorë e shkrimtarë që ndanë së bashku librin në një atmosferë nga më të rrallat të vendosura në kryeqytet. Festivali “Ditënetët e librit”, hapur të enjten e javës që shkoi, i mbyllur mbrëmë, i organizuar nga Klik Ekspo Klik në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit, Bashkinë e Tiranës dhe Muzeun Kombëtar – ishte një rast që dëshmoi domosodshmërinë e “ndërhyrjes” së biznesit, e të krijimit të një raporti të ri me kulturën. Në pothuaj 60-70 aktivitete të zhvilluara, lektorë të ndryshëm, shkrimtarë, publicistë, njerëz të arteve figurative kanë shpalosur aktivitetin e tyre në një zhvillim model për qytetin. Muzeu Kombëtar është munduar që me infrastrukturën e vet të ndihmojë sa më shumë në të gjithë këtë proces, duke e përshtatur me kërkesat e Klik Ekspo Klik që ka një traditë të mirë në krijimin e aktiviteteve të tilla.

Me pjesëmarrje të veçantë të autorëve si Bashkim Shehu, Stefan Çapaliku, Ledi Shamku, Arian Leka, Kim Mehmeti, Çun Lajçi, Edmond Tupja dhe shumë përkthyes dhe publicistë kanë rrëfyer për publikun shkrimin, letërsinë, dhe u janë përgjigjur pyetjeve të publikut duke sjellë përvojat e tyre, dhe dhënë vlerësimin mbi domosdoshmërinë e veprimtarive të tilla, kaq afërt me publikun. Ndoshta, është nga rastet e rralla që vëmendjen në mënyrë totale e mori libri dhe shkrimtari, dhe jo shitjet dhe biznesi, referuar para publikut, por edhe kanë sjellë përvojat e tyre, duke dhënë sqimën e një aktiviteti të domosdoshëm për kryeqytetin.

Me gjithëpërfshirjen ku në projeksione të ndryshme, karikaturat, letrat e dashurisë, spanjollët, ceremonia e çmimeve ilustratori më i mirë, dhe shumë aktivitete të Arkivit Qendror të Filmit, – është bërë i mundur një tjetër qoshk kureshtar për publikun duke pasuruar ekzigjencën e tyre për një mbrëmje në kryeqytet.

Në ditët e festivalit ka patur pjesëmarrje të gjerë nga Kosova, me autorë të cilëve u janë interpretuar poezitë si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Rexhep Hoti etj. Ndërsa tryezat modeste të shkrimtarëve, bisedat e tyre kanë patur vëmendjen më të madh ku rrallë është folur kaq në mënyrë të sinqertë se si po shkon letërsia, autorët dhe librat mes vendeve të Ballkanit. Rasti ka qenë Balkan from Balkony, me një metaforë se si shihen marrëdhëniet dhe njohja mes autorëve të Ballkanit, të drejtuar nga shkrimtari Arjan Leka, si nismë e botimeve “Poeteka”, kontribuuesja kryesore në këto vite në këtë lëvizje që shihet prej tyre ky zhvillim më me optimizëm, dhe duket sikur shumë mure janë thyer në këto bashkëpunime.

Për rreth dy orë u bisedua me njëri-tjetrin mbi shkrimtarët e Ballkanit dhe përkthimet e tyre në gjuhën shqipe, mbi përkthyesit shqiptarë dhe rolin e tyre jo vetëm në sjelljen e letërsisë bashkëkohore të Ballkanit në gjuhën shqipe, por edhe në përkthimin e shkrimtarëve shqiptarë në gjuhët “e vogla” të Ballkanit. Ligjërata me titull “Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve” u mbajt nga Silvana Leka. E ftuara e veçantë e kësaj veprimtarie ishte prozatorja, gazetarja dhe psikologia nga Bosnjë-Hercegovina, Emina Zuna. Shkrimtari Arian Leka bashkëbisedoi me përkthyesit e spikatur të letërsisë ballkanike në gjuhën shqipe, Milena Selimi dhe Ben Andoni, rreth rrugës dhe përvojave që ata kanë patur në përballjet e tyre me letërsinë e vendeve të Ballkanit. Një copëz Ballkan nga ballkoni i botimeve “Poeteka”, nën logon “Balkan from the balcony”, pasi shqyrtoi përvojat pozitive që janë arritur, që nga fillimet e viteve të parë, trajtoi edhe problematikat që hasen në sistemin e fragmentarizuar të letrave shqiptare, me të cilat lexuesi përballet që në librari sa herë që flitet për shkrimtarët e rajonit, u prek çështja e cilësisë së përkthimeve, mbi mungesën e këshillimit letrar, domosdoshmërinë që letërsia e Ballkanit të përfshihet në kurrikulat shkollore të mesme, duke i ndalur sidomos në vëmendjen që duhet treguar në përgatitjen përkthyesve të rinj nga shkolla e gjuhëve të huaja.

Një bisedë për karikaturën, ka sjellë edhe kujtimet e Bujar Kapexhiut. “Më duhet të them se me karikaturën goditet fenomeni jo personazhi. Karikatura gjen mënyrën për të thënë se kjo nuk është bërë mirë. Është e thënë me humor. Nuk duhet fyer e as denigruar personazhi. Vetë personazhit mund t’i vijë keq por duhet edhe të buzëqeshë prej saj. Është më keq të jesh politikan e të mos kesh një karikaturë- janë vepra arti. Le të kenë një koleksion. Në vitet 1990-1991 kam pasur kërcënime sepse nuk ishin mësuar. Më kërcënuan për disa karikatura që bëra atë kohë por më pas e kuptuan se ishte reklamë”, ka thënë Kapexhiu.

Ka tërhequr vëmendjen drejtorja e arkivit të filmit, Iris Elezi, duke folur mbi një temë interesante me idenë se nëse “Libri i përmirësuar nga filmi, a ndodh?”. Elezi duke drejtuar bisedën e saj me studentë të Artit skenik, dhe pjesëmarrje të kritikëve të artit, skenaristë e studentë të letërsisë, ka folur për raportin mes librit dhe filmit, shndërrimet që pëson libri kur kthehet në “pëlhurë”. Shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli kanë tërhequr vëmendjen me botimet e tyre, ashtu si dhe autorët bashkëkohorë. Vargjet e Kadaresë, e proza lirike, ashtu si libri me letërkëmbime me bashkëshorten e Dritëro Agollit kanë mbajtur lexuesit në dilema, e kërshërinë e letërsisë. Modelet e ekspozimit të librit, teknologjia, format e reja të leximit, libraritë e bibliotekat tradicionale janë “përplasur” në këtë hapësirë për të kuptuar çfarë po ndodh në këto interferime të kohës së sotme në raportet me lexuesin. Ndërsa një përmasë të veçantë, dedikuese kanë marrë nxënësit dhe studentët ku në çdo ditë nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, shkollat e mesme të kryeqytetit, dhe ato profesionale me orientim gjuhësor dhe artistik; shtëpitë botuese të teksteve shkollore që kanë propozuar tituj të rinj, krahas atyre për fëmijë dhe adoleshentë; shtëpitë botuese të teksteve shkollore propozuan titujt e rinj përkrah dhe letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë; kompanitë vendase dhe të huaja propozuan platformat e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si shkollat audiovizuale (shembull SchoolMe Education), qendrat profesionale të kurseve të gjuhëve të huaja. Hapësira kushtuar ekspozitave dhe arteve vizuale pati të dyja anët e medaljes, si ato të performimit live të ilustrimeve, kaligrafisë, animacioneve, ashtu dhe Ekspozita virtuale (përmes animacioneve), dhe Ekspozita statike dedikuar Kopertinave dhe posterave më domethënëse, Karikaturave, instalacioneve me vegla muzikore, Krijimeve për Skënderbeun parë nga këndvështrime të artistëve të ndryshëm, të rinj e të afirmuar.

Fakulteti i Arteve Pamore përshfaqi talente të rralla që ndërthurin krijimet vizuale me botën e botimeve, librit, kopertinës, fonteve të germave të krijuara për herë të parë etj.

Kalendari i eventeve shoqëruese ishte i krijuar në mënyrë të tillë, që askush të mos ndihej spektator por të përjetonte në vetë të parë pasditet letrare, takim e shtrëngim duarsh me autorë e personalitete. Veprimtaritë kryesore u organizuan në Skenën multimediale në oborrin e brendshëm të Muzeut, po aq sa dhe në stendat e ekspozimit, sallat e brendshme të konferencave.

Ndërsa një nga stendat më të kërkuara ka qenë dhe ajo përfaqësuese e botimeve UET Press dhe Mapo Editions, ku librat profesionalë, të mendimit dhe ideve nga bota akademike, si dhe titujt letrarë me autorët bashkëkohorë krijuan një hartë të larmishme të botimeve, duke shënuar një interes të veçantë nga lexuesit e rinj, dhe studentët. Për këtë arsye, Elona Agolli, e bija shkrimtarit Dritëro Agolli, që mori nismën për të themeluar këtë veprimtari, si CEO e Klik Ekspo Klik, është shprehur se organizimi i takon sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit të brezave për librin, kulturën e artin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme