Djali avokat i del në mbrojtje gjeneral Adem Hudutit në gjyq

Portali Sakte.net raportoi dje se 170 avokatë turq kanë refuzuar të mbrojnë në seancat gjyqësore të përfshirët në tentim grusht shtetin në Turqi.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Adem Huduti, I cili mbante gradën e komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. Huduti është një prej figurave më të larta ushtarake të arrestuara deri më tani, së bashku me Akin Ozturk.
Në mbrojtje të tij ka dal i biri, avokati Oktay Huduti.
“Babai im është arrestuar për gjoja pjesëmarrje në grusht shteti. Por ne e dimë të vërtetën. Babai im shkoi në seli për të marrë kontrollin e trupave dhe, për fat të keq, u përball me një përpjekje kundër tij të gjeneralëve dhe oficerëve nën komandën e tij. E vetmja gjë që ka bërë ai është përpjekja për të kontrolluar të gjithë trupat”, ka deklaruar i biri i gjeneral Adem Hudutit, që tash edhe zyrtarisht është avokat i tij, raporton portali Sakte.net
Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.
Ai ka shërbyer në Divizionin e tretë të këmbësorisë në kufi me Greqinë, të brigadës së shtatë këmbësorike, në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin e nëntë të Ushtrisë turke.
Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO¬-s për Europën Jugore në Itali. Në vitin 2014 Huduti mori gradën gjeneral lejtnant./Sakte.net

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet